Fabiano paralajmëron largim

Luis Fabiano ka pranuar se mund të largohet nga Sevilla, por jo para fillimit të Kampionatit botëror në Afrikën e Jugut.
Ylli brazilian kërkohej nga Milani në fillim të këtij sezoni, mirëpo Rossonerët nuk plotësuan kërkesën e klubit spanjoll.
Tani, gjigantët e Premierligës, Manchester United dhe Chelsea thuhet se janë të interesuar për 29-vjeçarin.
Por, ai beson se do të ishte e rrezikshme të ndërrojë mjedis në janar. “Transferimi në janar do të ishte i rrezikshëm. Por, pas Kampionatit botëror është një tregim tjetër” tha Fabiano për Daily Star.