E Diel, 1 Nëntor 2026

Australi, 18 të vdekur në veri, përmbytjet zhvendosen drejt jugut

Rreth 3500 banorë në Viktoria janë larguar nga shtëpitë dhe 1400 shtëpi janë përmbytur, njoftuan autoritetet e këtij shteti që ndodhet në jug të vendit. “Me siguri deri nesër do të jenë 1500 shtëpi të përmbytura”, deklaroi Lachlan Quick, zëdhënës i shërbimeve të ndihmës. Në disa rajone ka rënë një sasi reshjesh shiu e barabartë me atë të të gjithtë stinës.

Dy vjet më parë, një pjesë e Viktorias u shkatërrua nga zjarret më të rënda në historinë e Australisë, që shkaktuan vdekjen e 173 personave. Kuinslendi, në verilindje të vendit, është shteti më i prekur nga reshjet e javëve të fundit, që përmbytën në fillim të janarit një sipërfaqe të barabartë me atë të Gjermanisë dhe Francës të marra së bashku. Ujërat kanë filluar të tërhiqen që prej disa ditësh duke lënë pas një peizash të dëshpërueshëm.

Sipas bilancit të fundit të publikuar sot, përmbytjet në Kuinslend kanë shkaktuar 18 të vdekur brenda një jave, shumica në fshatra që ndodhen pranë qytetit Brisbejn, rrugët e të cilit u përfshinë nga një përrua uji të hënën. 14 persona konsiderohen të zhdukur. Në të gjithë vendin, përmbytjet që vazhdojnë që prej një muaji e gjysmë kanë shkaktuar 26 të vdekur.

                                                                                             2011-01-16 13:48
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›