E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti, anulohet turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

“Data 16 janar ishte përcaktuar në kalendarin elektoral për zhvillimin e turit të dytë. Duke parë se rezultatet përfundimtare të turit të parë të zgjedhjeve nuk janë shpallur, data nuk do të respektohet”, tha për AFP-në drejtori i përgjithshëm i CEP, Pierre-Louis Opont.

Njoftimi në fillim të dhjetorit i rezultateve paraprake të turit të parë nga Këshilli i përkohshëm elektoral shkaktoi manifestime të dhunshme të përkrahësve të Michel Martelly, i cili denoncoi manipulime masive në favor të kandidatit të pushtetit Jude Célestin, në vend të dytë.

Turi i parë u fitua nga një ish-Zonjë e parë, Mirlande Manigat, me 31 për qind të votave. Martelly doli në vend të tretë me vetëm 7 mijë vota më pak se Jude Célestin. “Meqë Zyra kombëtare e kontestimit elektoral nuk ka vendosur akoma, nuk mund të shkojmë në turin e dytë”, shpjegoi Opont.

                                                                                             2011-01-16 13:42
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›