E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi: Bënte sërf, e ha peshkaqeni

Lajmi u konfirmua nga policia australiane, sipas të cilës sulmi ndodhi në Grejstaun, rreth 270 kilometra në jug të Perthit. “Sapo morëm konfirmimin se një person vdiq”, shtoi një zëdhënës i AFP-së, ndërkohë që sipas një dëshmitari i cili e pa peshkaqenin, viktima ishte një djalë i ri.

Sulmet fatale të peshkaqenëve, edhe pse janë të shpeshtë në brigjet australiane, janë shumë të rralla. Në dhjetor të vitit 2008, një zhytës vdiq pasi u sulmua nga një peshkaqen i madh në perëndim të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›