E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia, 11 milionë dollarë ndihma Pakistanit

Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi sot me anë të një komunikate se dërgimi drejt Pakistanit i 140 tonë ndihmave humanitare me vlerë 1 milion dollarë ka filluar tashmë, ndërkohë që Turqia ka dhënë edhe më parë një ndihmë prej pesë milionë dollarësh për këtë vend. “Përballë bilancit të rëndë të përmbytjeve katastrofike, qeveria jonë vendosi t'i japë Pakistanit një ndihmë shtesë prej pesë milionë dollarësh”, thuhet më tej në dokument.

Pakistani është goditur që prej tri javësh nga katastrofa më e rëndë natyrore në historinë e tij. Përmbytjet që përfshinë fillimisht veriperëndimi, më tej Panxhabin, Sindhin dhe Baluçistanin, kanë prekur 20 milionë persona. Sipas OKB-së, ato mendohet të kenë shkaktuar 1600 të vdekur. Agjencitë humanitare u tremben shpërthimit të epidemive, ndërkohë që Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për përshpejtimin e mbërritjes së ndihmës për të prekurit. Thirrjes iu përgjigj sot edhe Afganistani, që akordoi një ndihmë prej 1 milion dollarësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›