E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, femrat tashmë edhe në front të lutës

Femrat e kualifikuara në mënyrë të përshtatshme do të mund të shërbejnë në forcat speciale si dhe në njësitë luftuese në vijën e parë të luftës.

Ministria e Mbrojtjes, Stephen Smith, theksoi se ndalmi do të hiqet menjëherë teksa për tu implementuar do të nevojiten deri në pesë vjet. Kritikët australianë e përshkruajë këtë masë sit ë parakohshme dhe si mashtrim. Kanadaja, Zelanda e Re dhe Izraeli tashmë i lejojnë femrat në role ushtarake.

Ushtria e Australisë ka rreth 59 mijë anëtarë me kohë të plotë, përfshi edhe 1 500 ushtarët që shërbejnë në Afganistan. Aktualisht femrat në Australi lejohen për 93 për qind të roleve në ushtri ndërsa me heqjen e kësaj ndalese, ato lejohen të kryejnë edhe këtë 7 përqindësh që nuk lejoheshin më parë.

Sipas ministres australiane ky është një ndryshim i rëndësishëm dhe i madh kulturor. Autoritetet e mbrojtjes aktualisht po shqyrtojnë çështje të abuzimit seksual brenda ushtrisë pas skandalit në Akademinë e Forcave të Mbrojtjes.

Gjatë fazës së rishqyrtimit u depozituan më shumë se 1000 ankesa për abuzime të dyshuara seksuale.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-27 13:43
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›