Haxhinasto takime në Meksikë

Gjatë bisedimeve zyrtare me Ministren e Jashtme Espinosa u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në Ballkan, si dhe bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Gjatë takimit u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis dy Ministrive të Jashtme, si dhe Memorandumi i Mirëkuptimit midis Akademive Diplomatike.
Ministri Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet që ekzistojnë midis dy vendeve dhe nënvizoi se ato duhet të zhvillohen më tej, si në aspektin e bashkëpunimit politik e diplomatik, për të cilat do të ndihmojë edhe Marrëveshja e nënshkruar sot, por edhe në ato ekonomike. Haxhinasto tha se nënshkrimi i këtyre dy protokolleve duhet tё pasohet me ndërmarrjen e hapave konkretë, si dhe me nënshkrimin e marrëveshjeve tё reja për heqjen e vizave për qytetarët e dy vendeve dhe heqjen e taksimit tё dyfishtë.
Bashkëbiseduesit ndanë tё njëjtin mendim, për forcimin e marrëdhënieve midis komuniteteve tё bizneseve tё dy vendeve, gjë e cila duhet tё konkretizohet me forume ekonomike tё përbashkëta dhe vizita tё ndёrsjella. Shqipëria, tha ai, ka potenciale të rëndësishme, akoma të pashfrytëzuara nga komuniteti i biznesit meksikan, për mё tepër ai ftoi biznesin meksikan qё tё konsiderojё Shqipërinë si portёn hyrëse për gjithë tregun e rajonit tё Ballkanit.
Ministrja Espinosa, shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e saj për ndjekjen e zbatimit tё këtyre marrëveshjeve, si dhe për realizimin e marrëveshjeve tё tjera me interes reciprok. Nё vazhdim, Espinosa u shpreh se Meksika duhet tё konsiderohet si një vend mik dhe mbështetës për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
Më tej, Haxhinasto i parashtroi homologes së tij politikën e jashtme tё Shqipërisë nё rajon, e cila është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin nё BE. Ministri Haxhinasto nënvizoi se pavarësia e Kosovës, ka forcuar mё tej stabilitetin dhe integrimin rajonal, duke mbyllur përfundimisht kapitullin e dhimbshëm tё luftërave nё Ballkan. Shqipëria ka aplikuar për të marrë statusin e vendit vëzhgues në Organizatën e Shteteve Amerikane, për të cilën ministrja Espinosa dha mbështetjen e plotë. Po ashtu në takim u fol edhe për bashkëpunimin shumëpalësh, reformën e OKB-së dhe çështje të tjera ndërkombëtare. Nё fund tё takimit, Ministri Haxhinasto ftoi znj. Espinosa për një vizitë zyrtare nё Shqipëri, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi. /Start/
2011-09-27 14:18