Australi permbytjet edhe nje muaj i veshtire

Autoritetet në Australi paralajmërojnë edhe një muaj të vështirë për banorët e Queensland, në Australi.
Mbi 20 qytete janë mbuluar nga uji, një zonë në përmasat e Francës dhe Gjermanisë.
Mbi 200 mijë banorë janë prekur. Autoritetet konfirmojnë tre viktima.
Më i godituri është RockHampton ku shumë prej banorëve të tij janë shpërngulur.
Aeroporti i qytetit është i mbyllur, pistat janë të mbuluara nga uji.
Shumë rrugë dhe hekurudha në këtë zona janë thuajse të bllokuara dhe furnizimi me energji elektrike është ndërprerë.
Niveli i ujit në lumin FitzRoy pritet të arrijë në nëntë metra të hënën dhe të kulmojë në 9.4.