E Diel, 1 Nëntor 2026

Gardh me tela ne kufi me Turqine AI kritikon Athinen

Organizata për të Drejtat e Njeriut "Amnesty International" kritikon planin grek për të mbrojtur kufirin tokësor me Turqinë përmes një gardhi pengues. Në një intervistë për nje të përditshme gjermane eksperti i organizatës Wolfgang Grenz u shpreh se ky veprim i qeverisë së Athinës bie ndesh me parimet e të drejtave të njeriut në Bashkimin Evropian.

“Bashkimi Europian me këtë izolohet si ishull i të pasurve kundrejt njerëzve që largohen nga vendi i tyre për shkak të përndjekjeve apo varfërisë ekstreme” tha Grenz. Kufiri mes Greqisë dhe Turqisë është kthyer në portë hyrjeje për refugjatët në Bashkimin Evropian. Rreth 80% e shkeljeve në mënyrë ilegale të tokës së BE-së e kanë origjinën e tyre në kufirin greko-turk.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›