Berat, vritet me armë zjarri një 30-vjeçar
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në lagjen Çelepias, rreth orës 07:45 minuta. Mendohet se autori i krimit, e ka qëlluar viktimën pas një sherri të zhvilluar me të. 30-vjeçari ka humbur jetën, menjëherë pasi është qëlluar. Policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, i cili tashmë është i identifikuar, ndërsa emri i tij nuk bëhet ende i ditur.