Australi, policia, rregull të ri për burkën

Policisë australiane në shtetin e Uellsit të Ri të Jugut i është dhënë kompetenca për të hequr velon islamike dhe mbulesa të tjera të fytyrës për të identifikuar të dyshuarit.
Kushdo që refuzon të tregojë fytyrën tani e tutje do të dënohet me një vit burg, ose me një gjobë të rëndë.
Vendimi në fjalë vjen pas cështjes së një gruaje myslimane, që u shpall e pafajshme pasi gjyqtari vendosi se vloja islamike e bënte të pamundur identifikimin e saktë të saj.
Liderët islamikë në Australi u shprehën se nuk ishin dakord me masën e re, të cilën qeveria e Uellsit të Ri të Jugut e aprovoi në një mbledhje të ditës së hënë.