E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, rrëzohet projektligji për klimën

Kjo çështje është në qendër të planeve qeveritare për të luftuar ndryshimin e klimës. Kryeministri, Kevin Rudd, kishte shpresuar që projektligji do të votohej në ligj përpara konferencës për ndryshimin e klimës, javën e ardhshme.

Por për të dytën herë, Senati nuk i votoi planet, për të cilat skeptikët thonë se do të dëmtojnë ekonominë. Ministrja për ndryshimin e Klimës, senatorja Penny Wong, i akuzoi anëtarët e opozitës si mohues të ndryshimit të klimës dhe që nuk ishin në një hap me botën.

"Kjo do të thotë që ne të bëjmë pjesën tonë për t'iu përgjigjur asaj që është një sfidë globale. Qeveria nuk ka pretenduar kurrë që ky vend mund ta zgjidhë i vetëm këtë problem. Ajo që ne u kemi thënë australianëve është që ky komb duhet të veprojë gjithashtu," ka deklaruar ministrja australiane.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›