E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Rama “lobon” kundër liberalizimit të vizave

Sipas saj, kreu socialist, Edi Rama po kërkon në të gjitha mënyra për të penguar këtë proces të rëndësishëm.   “Sot ka dërguar emistarët e tij në Athinë për të protestuar kundër OSBE-së sepse bëri raportin e zgjedhjeve më të mira që ndonjëherë kishte realizuar Shqipëria. Për të rinjtë, është shokuese që proteston tamam në ditën që ministri i Jashtëm, kryeministri apo ministrat e tjerë u shpreh Topalli.

Kryeparlamentarja pohoi se Rama nuk dëshiron që të hiqen vizat për shqiptarët. “Unë dua t’ju them gjithësecilit: nuk ka njeri në Shqipëri të mos gëzohet sa herë që flitet për proceset integruese të Shqipërisë në BE, e në mënyrë të veçantë për heqjen e vizave. Ka vetëm një njeri që jo vetëm nuk do, por ankohet çdo ditë, dhe para pak ditësh shkoi për të protestuar para Parlamentit evropian, ku po miratohej rezoluta për përshpejtimin e liberalizmit të vizave për Shqipërinë“, vijoi ajo.  Duke folur për të rinjtë dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, Topalli tha se ky ishte treguesi më i mirë për angazhimin e të rinjve në politikë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›