E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaçka: Berisha shfaqi gjuhën e urrejtjes

“Sot shqiptarët panë një tjetër shfaqje të turpshme që tentonte sërish ta zhvendoste vëmendjen nga kutitë e krimit elektoral të 28 qershorit, mbi të cilat Sali Berisha dhe ushtarët e tij qëndrojnë ulur. E ka ndritur Ridvan Bode ekonominë e Shqipërisë dhe financat e shqiptarëve, që del e shpif duke qëndruar ulur mbi kutitë e votimit”, theksoi Xhaçka.

Ajo shtoi se për Sali Berishën dhe ministrat e tij ka mbetur vetëm një zgjidhje: Të hap kutitë. Përndryshe-vijoi ajo- duke mos hapur kutitë, Sali Berisha pranon se qeveria e tij është ilegjitime, duke thelluar edhe më shumë krizën që ka mbërthyer vendin. Të hap kutitë, përndryshe për Sali Berishën nuk ka zgjidhje, por vetëm zgjedhje.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›