E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi, sulmohet kryeministrja dhe kreu i opozitës

Australi- Kryeministrja e Australisë, Xhulia Gilard dhe udhëheqësi i opozitës Toni Abot u mbrojtën nga forcat e rendit pasi u bllokuan nga një grup protestuesish të revoltuar, në një restorant ku po zhvillohej ceremonia e Ditës Kombëtare të Australisë.

Të paktën 50 policë shoqeruan dy politikanet që iu desh të prisnin për 20 minuta- nga një Restorant i Canberras, të rrethuar nga 200 indigjene.

Ata prej 40 vjetesh kane ngritur të ashtuquajturën Ambasada e Indigjenëve dhe luftojnë për të drejtat e tyre. Kryeministrja e Australisë, Xhulia Gilard u mor në mbrojtje nga një prej truprojave, i cili e ndihmoi të largohej me nxitim. Gjatë kësaj arratie ajo u rrëzua madje humbi edhe njerën prej këpucëve.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Tregtia e uraniumit, Australia: Ti shesim edhe Indisë Australi- Kryeministrja e Australisë Xhulia Xhilard kërkoi që ligji që...
  2. Egjipt, sulmohet ambasada e izraelit, evakuohet personeli Egjipti shpalli gjendjen e gatishmerisë se larte, pasi dhjetera persona...
  3. Miratohet taksa kundër ndotjes në Australi Dhoma e Ulët e Parlamentit Australian aprovoi me një diferencë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›