E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e Marty-t, Haxhinasto: Mbështesim EULEX-it në hetim

Kosovë- Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ka zhvilluar sot një takim me kryeprokurorin e EULEX it, John Clint Williamson, i cili po merret me akuzat e ngritura nga senatorit Dick Marty për trafikim organesh nga UÇK-ja.

Haxhinasto e ka siguruar kryeprokurorin, Williamson se Shqipëria do të japë gjithmonë mbështetje për të patur një hetim sa më të të plotë lidhur me këtë çështje.

Gjithashtu Ministri Haxhinasto u shpreh se mbështetje nga autoritetet shqiptare do të ketë dhe për forcat e EULEX-it si i vetmi organ zyrtar që ka juridiksionin e duhur për të zbardhur këtë çështje.

Ndërsa kryeprokurori Williamson e ka vlerësuar mbështetjen dhe bashkëpunimin e Shqipërisë lidhur me hetimet.

Shkrime të tjera me interes:

  1. “Raporti Dick Marty”, vjen në Tiranë kryeprokurori i EULEX Tiranë- Kryeprokurori i EULEX-it, Clint Williamson mbërrin sot në Tiranë,...
  2. “Dick Marty”, Williamson: Akuza serioze, hetim ndërkombëtar Tiranë- Çështja e një trafikimi të mundshëm organësh gjatë luftës...
  3. Sequi-Haxhinasto: Të angazhuar për plotësimin e kushtëve të BE-së Tiranë- Në një takim të zhvilluar sot mes zv.kryeministrit dhe...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›