Ministria e Mbrojtjes publikon programin e ceremonise mortore per kapiten Feti Vogli

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije për opinionin publik të gjithë programin e ceremonisë mortore të Dëshmorit të Atdheut, kapiten Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës në mision në Kandahar të Afganistanit. Kështu, sipas informacionit të vënë në dispozicion nga kjo ministri, bëhet e ditur se ditën e nesërme në orën 3:15 pritet mbërritja e avionit që mbart trupin e të ndjerit, ku do të jenë trumbetat ato që do të njoftojnë për daljen e arkivolit nga avioni. Kjo ceremoni mortore është parashikuar që të respektojë protollin, ku veç ceremonisë mortore familjare e parashikuar nga ora 06:45 – 10:00, më pas arkivoli me trupin e të ndjerit do të zhvendoset për në Pallatin e Kongreseve. Në këto homazhe pritet të marrin pjesë, Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit , Kryeministri, Kryetarja e Kuvendit, Presidenti, Ndërkohë që pas përfundimit të këtyre homazheve do të nisë dhe rreshtimi i pjesëmarrësve në ceremoni për lëvizjen drejt Varrezave të Dëshmorëve të Atdheut, ku do të jetë dhe banesa e fundit e kapiten Feti Voglit.