Obama: Vendimi për Afganistanin, më i vështiri për mua
"Asnjë prej fjalimeve që kam mbajtur nuk më ka prekur aq shumë", shpjegoi Obama lidhur me njoftimin e strategjisë së tij të re për Afganistanin gjatë një fjalimi në Akademinë e famshme ushtarake “West Point”. Pyetjes nëse ky vendim ishte më i vështiri i presidencës së tij, ai iu përgjigj shkurt: "absolutisht".
"Ai ishte ndoshta fjalimi më i prekshëm që kam mbajtur. Prandaj shikoja një grup kadetësh, disa prej të cilëve do të dislokohen në Afganistan. Ata mund të mos kthehen më", shtoi Obama duke iu referuar fjalimit të 1 dhjetorit.
Ai deklaroi se fakti që mori pjesë në ceremonitë e varrimit të ushtarëve të rënë në Irak dhe në Afganistan e ka prekur thellë.
"Nuk ka asgjë më të thellë. Unë kam detyrimin solemn si komandant i forcave të armatosura të marr vendimet e duhura", shtoi Obama.