E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australia Open, Sharapova eliminohet në raundin e parë

Ka nisur me një surprizë të hidhur për tenisten ruse Maria Sharapova edicioni i 89-të i Australia Open në tenis, i pari Grand Slem për këtë vit. Ajo doli kokulur nga përballja me bashkatdhetaren Maria Kirilenko, duke humbur me rezultatin 7-6, 3-6, 6-4. Sharapova nuk humbiste në raundin e parë që prej turneut të Roland Garro në vitin 2003.Ndërkohë, kalon italiania Flavia Peneta, e cila mposhti me vështirësi 6-3, 3-6, 6-2 gjeorgjianen Ana Çakvetaxe dhe në raundin e dytë gjen tenisten belge Janina Uikmajer. Nuk kanë pasur aspak vështirësi as pretendentet e tjera. Kim Klajsters mundi me lehtësi 6-0, 6-4 kanadezen Tetro, kurse Dinara Safina mposhti 6-4, 6-4 sllovaken Ribarikova. Avancon edhe Zvetlana Kuznetsova (6-1, 6-2 ndaj australianes Rodionova). Belgia Xhastin Henin është rikthyer pas dy vitesh me një fitore përballë Flipkens 6-4, 6-3.Në turneun e meshkujve ka kaluar në raundin e dytë numri dy i botës, Rafael Nadal. Tenisti spanjoll mundi australianin Peter Luzak 7-6, 6-1, 6-4. Endi Rodik mposhti 6-1, 6-4, 6-4 hollandezin De Baker, kurse Endi Mërrej kaloi pa problem afrikano-jugorin Kevin Anderson. Ka kaluar për në raundin e dytë edhe Fernando Gonzalez, finalisti i këtij turneu në vitin 2007, pasi fitoi ndaj belgut Rokus. Fituesi i Grand Slemit të fundit vitin e kaluar në US Open, Huan Martin Del Potro, mundi amerikanin Majkëll Rasëll, duke siguruar një vend për në raundin e dytë të Australia Open.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›