E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimet më të suksesshme në historinë e futbollit

Janë të shumtë shembujt e lojtarëve dhe trajnerëve të cilët, pasi janë larguar fillimisht nga një klub, janë rikthyer sërish. Dhe pothuajse gjithmonë me rezultate të mira. Më i fundit është rasti i rikthimit të mbrojtësit Sol Kembëll në radhët e Arsenalit.Pa diskutim që vendi i parë i takon Johan Krujfit, i ndarë mes Ajaksit dhe Barcelonës, qoftë si lojtar, edhe si trajner, duke fituar trofe nga të dy anët. Vendi i dytë për Fabio Kapelon, trajnerin aktual të kombëtares së Anglisë. Një karrierë midis Romës, Juventusit e Milanit si lojtar dhe mbi të gjitha rikthime të shumta si trajner te Milani dhe Reali i Madridit.Në vend të tretë renditet Ian Rash, i cili, pas përvojës jo shumë të lumtur te Juventusi më 1988, u rikthye te Liverpuli si hero (e paharrueshme pritja që i bëri “Anfield Road”). Një shkallë më poshtë gjejmë Herri Redknap me largimet dhe afrimet te Portsmuthi në vitet 2002-2004 dhe 2005-2008.Nuk mund t’i mungonte këtij klasifikimi Jurgen Klinsman, tek Totenhemi në vitet 1994-1995 dhe 1997-1998. Nga “Gjelat” e Totenhemit është edhe Zhermein Defo në vendin e tetë, i cili është gjithnjë gati për t’u larguar apo për t’u rikthyer te ekipi anglez.Ja klasifikimi i plotë:1 Johan Cruijff 2 Fabio Capello 3 Ian Rush 4 Harry Redknapp 5 Jurgen Klinsmann 6 Kevin Keegan 7 Mark Hughes 8 Jermain Defoe 9 Juninho 10 Robbie Fowler                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›