Dy gjyqe për Sheshelin në Hagë

Më 22 shkurt fillon në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë gjykimi i dytë i Vojisllav Sheshelit, udhëheqësit të Partisë Radikale Serbe.
Shesheli akuzohet për nxjerrjen e identitetit të 11 dëshmitarëve të mbrojtur, përfshi emrat, profesionet dhe vendbanimet e tyre në një libër që mban autorësinë e Sheshelit.
Ky është gjykimi i dytë i Sheshelit në Hagë, pasi aktualisht nga po kjo gjykatë ai akuzohet për krime lufte kundër popullsisë jo serbe mes viteve 1991-1994. Bëhet fjalë për krime të kryera në Bosnje, Kroaci dhe Vojvodinë.