Thaçi dhe Pacolli bëjnë homazhe tek varri i Rugovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bëri homazhe në varrin e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, me rastin e trevjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Thaçi vlerësoi lart kontributin e Rugovës në ngritjen e shtetit të Kosovës. Gjithashtu, ai zhvilloi një vizitë edhe në shtëpinë e ish-Presidentit në Velani.
Homazhe tek varri i Rugovës dhe takim me familjen e tij pati edhe kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli, kandidati për Presidentin e ri të vendit.
Pacolli e vlerësoi lartë kontributin e Presidentit Rugova për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Duke qenë se është kandidati potencial për President, ai tha se Rugova për të është shembulli i mirë i një presidenti.
Thaçi edhe Pacolli kanë mohuar të kenë diskutuar me Ukë Rugovën, djalin e ish-Presidentit, çështje që lidhën me koalicionin qeverisës.