E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petroviç, njëri nga zëvendësit e Thaçit

Lideri i Partisë së Pavarur Liberale Serbe (SLS), Sllobodan Petroviç, mund të jetë njëri nga katër zëvendëskryeministrat e Qeverisë së Kosovës.
 

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia serbe “Beta”, e cila bazohet tek burime brenda Partisë demokratike të Kosovës.

Një nga zyrtarët e PDK-së ka deklaruar për këtë agjenci, se qeveria “Thaçi 2” do të ketë katër zv/kryeministra, në mesin e të cilëve do të jetë edhe lideri i SLS-së, Sllobodan Petroviç.

Në qeverinë në largim, SLS ka mbajtur dy ministri dhe disa vende zëvendësministrash. SLS pritet t’i mbajë këto poste edhe në qeverinë e re, duke shtuar edhe një nga postet e zv/kryeministrit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›