Australia luan për jetë a vdekje kundër Ganës
Australian luan për jetë a vdekje kundër Ganës në Rustenburg për të qendruar më shumë në Kpën e Botës, Afrikë e Jugut 2010. Sokeros kanë humbur në ndeshjen e parë katër me zero kundër Gjermanisë dhe një tjetër humbje kundër Ganës do të thoshte lamtumirë për Australianët nga Kupa e Botës. Trajneri i Kangurëve, Pim Verkeb ka deklaruar se Gana është një skuadër shumë e fortë dhe se një gjë të tillë e verteteon fitorja kundër Serbisë në ndeshjen e parë. "Presim një ndeshje shumë të vështirë ,ne e dimë që Gana është një skuadër e fortë fizikisht, ka lojtarë individual të mirë dhe kanë besim pasi kanë tre pikë dhe na takon ne tani që të marrim tre pikë për të lënë çdo gjë të hapur", është shprehu ai.
Gjermania ,Gana dhe Serbia kanë nga tre pikë secila dhe nëse fiton edhe Australia shkon gjithçka në barazpeshë.