Buffon do të operohet
Portieri i kombëtares italiane, Gianluigi Buffon do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas Kupës së Botës, bën të ditur Tuttosport.
Buffon, i cili pësoi dëmtimin gjatë një seance stërvitore para ndeshjes me Paraguain, nuk do të jetë pjesë e turneut, pavarësisht shpresave të pakta se ai mund të rikuperohet.
Italiani do të operohet sapo kombëtarja të rikthehet në Itali nga Afrika e Jugut. Raportohet se operacioni do ta mbajë atë jashtë fushe për së paku katër muaj, që e detyron Juventusin të përshpejtojë transferimin e Marco Storarit nga Milani.