E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Hollandën mendon Shnajderi

Pas suksesit 2-0 në sfidën e parë kundër Danimarkës, skuadra e Van Marvijk bëri të njëjtën gjë edhe kundër Japonisë. 1-0 ishte rezultati përfundimtar i përballjes së luajtur në Durban, ndeshje e cila kishte dy fytyra.
Në pjesën e parë u pa një lojë e ngathët, e lexueshme dhe pa raste nga të dyja skuadrat. Krejt e kundërt ishte panorama në 45 minutat e dyta, ku ritmi i lojës ishte i lartë dhe rastet e pastra nuk munguan në portat respektive.

Goli-kualifikim për portokallinjtë erdhi në minutën e 53-të nga Uezli Shnajder, i cili, i ndihmuar nga gafa e portierit Kauashima, dërgoi topin në rrjetë me një gjuajtje të fortë nga kufijtë e zonës. Me këtë fitore “Tulipanët” kanë hedhur një hap të sigurt drejt kalimit të grupit dhe sot presin të qetë sfidën mes Danimarkës dhe Kamerunit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›