Kamerun-Danimarkë, mundësia e fundit
Në “Loftus Versfeld Stadium” të Pretorias, takimi i orës 20:30 do të jetë vendimtar për fatet e të dy ekipeve në betejën e tyre për të kaluar grupin. Si afrikanët ashtu edhe danezët, i humbën sfidat e para përkatësisht me Japoninë 1-0 dhe Hollandën 2-0.
Situata në kampin kamerunas nuk është më e mira, pasi disa prej lojtarëve me përvojë kanë shprehur pakënaqësi ndaj zgjedhjeve të teknikut francez, Pol le Guen. Njëri prej tyre është edhe kapiteni Samuel Eto, të cilit nuk i pëlqeu roli i anësorit në sfidën e humbur 1-0 përballë Japonisë.
Kurse në orën 16:00 Gana dhe Australia gjejnë përballë njëra-tjetrën në Rustemburg, në sfidën e vlefshme për grupin D. Pas humbjes së Gjermanisë dje përballë Serbisë, situata në këtë grup është bërë akoma më interesante dhe të dy ekipet do synojnë të përfitojnë.
Kamerun - Danimarkë, formacionet e mundshme:
KAMERUNI (4-4-2): Hamidou; Mbia, Nkoulou, Bassong, Assou-Ekotto; Matip, Geremi, Makoun, Emana (Enoh); Etòo, Webo. Trajner: Le Guen
DANIMARKA (4-4-1-1): Soerensen; Jacobsen, Agger, Kroldrup (Kjaer), S. Poulsen; Gronkjaer (Enedvoldsen), C. Poulsen, Jorgensen; Kahlenberg; Rommedahl; Bendtner. Trajner: Olsen