E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australia regjistron raste të reja me virusin H1N1

Kanberra - Australia regjistron dy raste të tjera me të infektuar nga virusi vdekjeprurës i gripit të derrave. Qeveria australiane kërkoi sot izolimin e 2 000 pasagjerëve të një anijeje turistësh, pasi dy fëmijë që ndodheshin në të u konfirmuan të prekur me virusin H1N1.

Trembëdhjetë persona u dërguan në spital në shtetin Queensland me simptoma të gripit ndërkohë që udhëtonin kroçerën "Pacific Daën", ku dy fëmijë rezultuan të infektuar me të ashtuquajturin virus i "gripit të derrave", deklaroi sot Ministri i Shëndetësisë, Nicola Roxon.

Një person 41 vjeç nga Kanberra ishte i pari rast i konfirmuar me infeksionin e virusit gripal N1H1 në kryeqytetin e vendit, pas një udhëtimi në SHBA, ndërkohë që katër të tjerë u konfirmuar të infektuar në shtetin Viktoria.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›