Topalli takime në Rrëshen
Rrëshen -Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është takuar me banorë të Rrëshenit, në vijim të turit "Shqipëria po ndryshon" në qytete e komuna të vendit nga Veriu në Jug. Topalli, njëkohësisht nënkryetare e PD-së, tha se "këto katër vite kanë qenë konfirmimi i fjalës dhe i premtimeve të mbajtura".
"Arritjet në këto vite nuk janë vetëm në infrastrukturë, në rritjen e rrogave dhe pensioneve, në rritjen e buxhetit dhe dyfishimin e të ardhurave. Por, arritjet janë dhe në uljen e korrupsionit dhe në rritjen e zbukurimin e imazhit të shqiptarëve", tha znj. Topalli, sipas burimeve nga zyra e Kuvendit.
Sipas saj, "doktrina ekonomike ishte në radhë të parë në luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar. Ajo ishte doktrina e rritjes ekonomike, e rritjes së të ardhurave, rrogave dhe e thithjes së investimeve". Duke iu drejtuar banorëve të qytetit të Rrëshenit, kryetarja e Kuvendit, me një ton kritik ndaj qëndrimeve të opozitës, tha se "sot PS është partia që hedh baltë mbi çdo vepër".
"Ne nuk jemi si bashkia e Tiranës që protestoi kur Shqipëria hyri në NATO. Jemi dy botë krejt të ndryshme. Ne nuk jemi si bashkia e Tiranës që hedh helm çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë mbi rrugët që bashkojnë shqiptarët", nënvizoi kryetarja Topalli.
Ajo tha se "PS është partia e betonit, është partia e lejeve të ndërtimit. Ajo nuk është më Partia Socialiste, por partia e 15%. Është partia që hedh baltë mbi çdo vepër, mbi veprat e jugut, mbi veprat e veriut, mbi veprat e integrimit. Nuk është PS-ja, por është vetëm trusti i ndërtimit, trusti i klientelizmit".