E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australian Open, Nadal-Mërrej në çerekfinale

Spanjolli, i dyti në renditjen e përgjithshme, siguroi një vend në çerekfinale pasi eliminoi gjigandin kroat Ivo Karloviç (2 metra e 8 centimetra i gjatë) me rezultatin 6-4, 4-6, 6-4, 6-4. Kurse tenisti skocez kaloi me sukses tenistin amerikan Xhon Izner (2 metra e 6 centimetra) 7-6, 6-3, 6-2. Kjo është hera e dhjetë që këta dy tenistë ndeshen me njëri-tjetrin (në nëntë përballjet e mëparshme Nadal ka fituar shtatë herë, kurse dy ndeshje i ka fituar Mërrej).Është eliminuat Huan Martin Del Potro, fituesi i US Open vitin e kaluar. Tenisti argjentinas nuk arriti t’i bëjë ballë kroatit Marin Cilic, duke u mundur me rezultatin e përgjithshëm 5-7, 6-4, 7-5, 5-7, 6-3 në një sfidë që ka zgjatur katër orë e 38 minuta. Cilic do të përballet me fituesin e çiftit Gonzalez-Rodik.Në turneun e femrave vazhdon paraqitjet e mira ish-numri një i botës, Xhastin Henin. Tenistja belge mposhti 7-3, 1-6, 6-3 bashkatdhetaren Janina Uikmajer. Në raundin tjetër ajo gjen përballë rusen Nadia Petrova, e cila nga ana e saj, pasi eliminoi Kim Klajsters, mundi edhe numrin tre të botës Zvetlana Kuznetsova.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›