E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT do të përcaktojë kostot e mjekimit për pacientët

Javën e ardhshme pritet të ngrihet një komision i posaçëm pranë drejtorisë së QSUT-së, me qëllim bashkërendimin e punës në të gjitha shërbimet për hartimin e këtyre protokolleve, duke filluar nga diagnozat kryesore të çdo shërbimi.

Deri më sot, në spitalet e vendit nuk ka një kosto të saktë të diagnostikimit të sëmundjeve interventeve kirurgjikale, apo mjekimit të patologjive të ndryshme. Por, sipas shefave të shërbimeve të QSUT-së, shfletimi i eksperiencave të vendeve perëndimore dhe përshtatja e tyre me specifikat e vendit tonë do të jetë zanafilla e këtij procesi.

Hartimi i protokolleve të mjekimit nga shefat e shërbimit të QSUT-së u kërkua gjatë një mbledhje të zhvilluar ditët e fundit në drejtorinë e QSUT-së, e iniciuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Krahas hartimit të protokolleve të reja të mjekimit do të përllogaritet dhe kostoja e shtratit të një pacienti. Kjo me qëllimin që kur të zbatohet tërësisht skema e ISKSH për pagesat në spitale, pacientët e pasiguruar të paguajnë edhe këtë element.
                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›