E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, gjahtari mbytet në ujërat e lumit Seman

Erjon Korobaçi, 30 vjeç, kishte dalë mesditën e sotme për gjueti me të atin, në pyllin pranë Semanit. Një prej shpendëve të vrara prej tyre ka rënë në lum, dhe i riu është hedhur për ta marrë atë, por nuk ka mundur dot t’i shpëtojë vdekjes.

Temperaturat e ulëta dhe uji i rrëmbyeshëm janë bërë shkak për vdekjen e tij. Ne vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka filluar kërkimet për gjetjen e kufomës.
                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›