E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austri, ADN konfirmon atësinë e babait -mostër

Analizat e ADN-së kanë vërtetuar përfundimisht se babai mostër Josef Fritzl, 73 vjeçari austriak, është babai natyral i gjashtë fëmijëve të ardhur në jetë nga e bija e tij Elisabet, e cila është burgosur dhe përdhunuar nga i ati në kantinën e shtëpisë për 24 vjet rresht.Tre fëmijë të lindur nga ky incest, janë rritur nga Fritzl dhe gruaja e tij, pasi “qanin shumë” dhe kjo gjë rrezikonte të zbulonte jetën e tij të dyfishtë. Tre të tjerët kanë qëndruar në kantinë sëbashku me të ëmën e tyre, që sot është 42 vjeç.

Gjykata ka ngritur akuzën ndaj Fritzl. Ndaj tij rëndon jo vetëm vepra penale e incestit dhe sekuestrimit të personit por edhe ajo e fshehjes së gjurmëve të një njeriu të vdekur. Një prej shtatë fëmijëve të lindur nga incesti me të bijën e tij, ka vdekur pas lindjes dhe ai e ka fshehur këtë. Sipas mjekëve fëmija mund të ishte shpëtuar nëse do të ndodhej në spital.

Burri është vizituar dje në mbrëmje te një psikolog, dhe si për çudi pamja e tij ka qenë shumë e qetë dhe normale.

Gjithashtu policia ka filluar procedurat për ti dhënë lirinë dhe për të rehabilituar Elisabetën. Zbulimi i ngjarjesPara një jave vajza e Elisabet, Kerstin, 19 vjeç, e cila jetonte në kantinë, u dërgua në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Babi-gjysh është detyruar ta çojë vajzën në spital vetëm kur kishte humbur koshiencën. Ai ka thënë se e bija e tij Elisabet ishte zhdukur me një sekt fetar satanai, por i kishte lënë atij të drejtën për tu kujdesur për vajzën.

Në një letër të shkruar nën presionin e të atit, Elisabet shpjegonte sëmundjen dhe shqetësimet e vajzës.

Por sëmundja e rëndë e Kerstrinës kërkonte patjetër që në spital të paraqitej e ëma. Duke qenë se mbijetesa e Kestrinës varej nga ajo, Elisabet i është lutur të atit që ta linte të shkonte në spital, për herë të parë pas 24 vitesh. Pamja e një gruaje të vuajtur dhe shikimi i saj i habitur, ka rënë në sy të personelit të spitalit të cilët kanë thirrur policinë. Elisabet është marrë menjëherë nga agjentët e policisë, duke treguar kështu edhe historinë e saj të tmerrshme.

Gjashtë fëmijët dhe nëna e Elisabetës Rosemaria, e cila nuk dinte asgjë se çfarë ndodhte në katin e poshtëm të shtpisë, takohen për herë të parë në spital.

Këtu  ‘fëmijët e kantinës’, Kestrin, Stefan 18 vjeç dhe Felix 5 vjeç, kanë njohur për herë të parë vllezërit dhe gjyshen (Aleksandër 12 vjeç, Lisa 16 vjeç dhe Monika 15 vjeç).

Rosemaria ka përqafuar të bijën, të cilën e shikonte 24 vjet më pas. “Ka qenë një takim shumë prekës” – ka treguar presidenti i spitalit. Duke parë rrethanat, fëmijët kanë patur një ndryshim rrënjësor.

Për të gjithë fillon tani periudha e gjatë e terapisë psikologjike, për ti bërë ballë traumës dhe për ti ingranuar në jetën normale.

Të tre fëmijët që janë rritur në kantinë kanë edhe shqetësime fizike dhe vështirësi në të shprehur. Për ata mendohet të bëhet edhe një ndryshim emri. “Është një skuadër ekspertësh që po merret me këtë familje” – ka thënë drejtori i spitalit në një konferencë shtypi.

Situata është shumë e vështirë për Kerstin, vajzën 19 vjeçare, e cila ndodhet në rrezik për jetën. “Në orët e fundit situata e vajzës duket e përmirësuar dhe ka motiv për të shpresuar” – tha drejtori i reanimacionit Albert Reiter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›