Austri, Arigona mbyllbetejën, riatdhesohetnë Kosovë
VJENE- Merr fund beteja e Arigona Zogajt. Vajza kosovare e cila jetonte ilegalisht me familjen e saj prej 8 vitesh në Austri është riatdhesuar në Kosovë. Adoleshentja ka nisur dje udhëtimin drejt Kosovës pasi autoritetet austriake në fund të një procesi shumë të gjatë gjyqësor përfundimisht kishin kundërshtuar kërkesën për azil. Arigona së bashku me nënën e saj dhe dy vëllezërit e vegjël është dërguar në aeroportin e Salisburgut ku do të nisej drejt udhëtimit në Vjenë për të zbritur më pas në Prishtinë.
Vajza e cila gjatë kësaj kohe u bë e famshme në të gjithë vendin, së bashku me familjen e saj kishte depozituar shumë kundër padi ndaj vendimit për largimin e saj.
Nga ana ligjore, sic insistonte ministrja e brendshme Maria Fekter, familja Zogaj kishte shkelur ligjet, duke hyrë në Austri ilegalisht në 2001 dhe më pas duke bërë kërkesën për azil.
Por nga ana njerëzore vajza, cështja e vajzës kosovare, e cila kishte arritur në mënyrë të përkryer të integrohej në Austri, kishte ndarë opinionin publik dhe partitë në dy qëndrime. Madje historia e saj është trajtuar gjerësisht duke zënë dhe faqet kryesore të mediave vendase.
Në 2007 vajza kishte kërcënuar se do të vetëvritej nëse do të detyrohej të riatdhesohej. “nuk kthehem e gjallë në Kosovë” pat deklaruar ajo.
Por autoritetet austriake i kanë shpjeguar se nëse vajza do të mund të largohej nga Austria me dëshirën e vet mund të rikthehej pasi të kishte aplikuar për vizë.
(s.g/ANSA/balkanWeb)