E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austri Rama PS zgjidh ceshtjen e prones

Te tjera rreth shkrimit VIDEO VJENE - Shume shqiptare te ardhur nga qytete te ndryshme te Austrise si dhe nje numer i konsiderueshem te ftuarish austriake jane mbledhur ne House of the European Union per te marre pjese ne debatin EU-Beteeen Me and You qe u zhvillua te premten ne Vjene. Ne kete aktivitet ku ka promovuar librin e tij Kurban Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka biseduar me te pranishmit ne lidhje me vizionin e tij per ceshtjet e nxehta te politikes se dites. Rama u eshte pergjigjur po ashtu pyetjeve mbi vizionin e tij dhe te Partise Socialiste per ceshtjet qe do zgjidhe PS ne qeverisje. Ceshtja e pronave ka qene nje nga pikat ku Edi Rama eshte ndalur duke konfirmuar se sic thuhet edhe ne Programin e PS per nje Rilindje Shqiptare per Partine Socialiste nuk ka ish pronare por vetem pronare.
Ne jemi shprehur shume qarte per zgjidhjen e problemit te prones duke filluar qe nga fakti se ne nuk konsiderojme ish pronare por pronare. Vete koncepti ish pronare eshte nje koncept i cili per ne i takon te shkuares. Ne jemi angazhuar solemnisht per zgjidhjen e problemit te prones sepse problemi i prones dhe zgjidhja e tij nuk eshte as e majte as e djathte por eshte nje ceshtje qe lidhet me drejtesine mbi te cilen duhet te ngrihet e gjithe bashkejetesa shoqerore.
Duke komentuar ne lidhje me faktet e dala ne drite pas ekseprtizes se FBI-se Rama u shpreh se Partia Socialiste ne qeverine e saj do te garantoje pavaresi te institucioneve dhe drejtesi per njerezit e zakonshem.
Nese paskan zbatuar ligjin pse nderrojne tytat Pse fshijne provat ne serverin e kryeministrise Dhe pse pengojne ne menyre konstante hetimin duke bere presione barbare ndaj Prokurorise dhe personalisht Prokurores se Pergjithshme Ajo qe ne angazhohemi eshte te krijojme te gjitha kushtet qe drejtesia te jete realisht e pavarur qe prokuroria te jete realisht e pavarur dhe qe i gjithe sistemi gjyqesor te kete mundesi te beje punen e tij. Padyshim qe ne do te jemi ne krahun e njerezve te zakonshem dhe do te bejme cmos per te qene te drejte ne radhe te pare duke qeverisur ne menyre te drejte duke mos e perdorur fuqine e pushtetit per te bere padrejtesia per te tjetersuar pasuri kombetare ne funksion te njerezve te qeverise apo te klienteve te qeverise per te tjetersuar prona qe i takojne qytetareve ne funksion te ortakeve ne biznes te pushtetareve per te trajtuar qeverine si nje prone dhe si nje oborr ku cdo gje eshte e mundur por per shqiptaret jashte oborrit cdo gje eshte e pamundur ky eshte vizioni im tha kryesocialisti ne Vjene.
Duke u shprehur mirenjohjen Rama u kerkoi shqiptareve qe jetojne ne Austri qe te bashkohen per te denuar me vote keqqeverisjen e pushtetit actual.
Pa ndihmen e shqiptareve jashte Shqiperise Shqiperia nuk do mund ti mbijetonte keqqeverisjes duke filluar nga kuptimi fare i thjeshte i ekonomise se perditshme. E pra nese keni marre rrugen nga te gjitha shtigjet e mundshme me anije neper male me lloj lloj formash e mjetesh nga me aventurozet per te realizuar qellimin tuaj beni cmos qe jo vetem ju por te gjithe ata qe mendojne si ju ta merrni rrugen mbrapsht per te votuar per nje Shqiperi me te mire ne menyre qe numri i votave te jete i atille qe te mos kete vjedhje qe te mund ti beje me derman pushtetit te sotem tha ai.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›