E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinema nderron jete aktori Ben Gazzara

Ka nderruar jete ne moshen 81 vjecare aktori i mirenjohur italo-amerikan Biagio Anthony Gazzara i njohur nga te gjithe si Ben. Ben Gazzara nderroi jete naten e se premtes ne New York.

Aktori do te mbahet mend per interpretimin e bosit Raffaele Cutolo ne filmin Kamorristi i regjisorit Giuseppe Tornatore si dhe per seri rolesh ne filmat e te tipit noir te xhiruar ne vitet 70.

Ben Gazzara ishte i biri i nje cifti sicilianesh nga Kanikati qe emigruan ne Token e Premtuar shume dekada me pare.Pavaresisht pergatitjes ne studiot kinematografike amerikane ai nuk i shkeputi kurre lidhjet me vendin e origjines se prinderve.

Gazzara ka interpretuar ne filmin Britma Gezimi 1960 te regjisorit Mario Monicelli perkrah aktorit te mirenjohur komik Toto dhe aktores Anna Magnani.
Karrieren e tij artistike ai e mbylli duke bashkepunuar me rrjetin televiziv mediaset duke interpretuar ne rolin e bosit mafioz Fred Di Venanzio ne serialin Nder dhe Respekt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›