E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakroi 42 vjecaren Arapivdes ne spital Gado Dumka

KORCE - Masakroi 42 vjecaren Liliana Arapi e me pas e copetoi e hodhi tutje 84 vjecari Gaqo Dumka gjeti vdekjen mesditen e sotme pas dy javesh qendrimi ne spital. Burime zyrtare nga Policia e Korces se Gaqo Dumka gjeti vdekjen ne ambientet e spitalit te burgut ndersa te henen priste te merrte pretencen per vepren e kryer. Ai akuzohej se vrau nga xhelozia me 11 gusht te 2011 te dashuren e tij Liljana Arapi dhe ne muajin dhjetor ai kerkoi meshire e gjykim te shkurtuar nga togat zeza. Me rrefimin e tij para gjyqtareve ai pranoi se e kishte vrare 42 vjecaren sepse i kishte prishur leket e varrimit me persona te tjere edhe pse sipas tij pretendohet se e mbante mire. Liliana Arapi u gjend e masakruar ne oren 23.00 te 12 gushtit me trup te copetuar futur ne dy thase ne nje pike grumbullimi plehrash afer fshatit Ravonik te rrethit Korce. E prane trupit te ndare ne shtate copa gjendeshin dhe rrobat e saj futur ne nje qese. Gjykata Korces kishte dhene masen e sigurise per Gaqo Dumken e konkretisht masen Arrest me burg ndersa diten e hene pritej te jepej pretenca per te.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›