E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austri, do të prishet shtëpia e mostrës Fritzl

Shtëpia në të cilën Josef Fritzl mbylli vajzën e tij në qilar, për ta përdhunuar sistematikisht për 24 vite me radhë, duke bërë edhe shtatë fëmijë me të, do të prishet.
Lajmin e bënë të ditur autoritetet lokale të Amshtetenit, ku ndodhet edhe banesa, Kryetari i Bashkisë kërkoi që shkatërrimi të bëhet në mënyrë jopublike.

74-vjeçari Fritzl u dënua me burgim të përjetshëm në mars 2009, për akuzat e vrasjes së një të porsalinduri nga neglizhenca, skllavërimit të vajzës së tij, përdhunimit dhe incestit.

Vajza, aktualisht 40 vjeç dhe tre nga fëmijët e mbijetuar janë duke marrë terapi, edhe pse identiteti i tyre ruhet me sekret.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›