Presidenti i Kines Hu Gjintao i jep fund vizites ne Shtetet e Bashkuara

Presidenti i Kines Hu Gjintao i dha fund vizites se tij kater ditore ne Shtetet e Bashkuara dje me nje vizite qytetin e ikagos ku u ndal ne nje shkolle qe u ofron nxenesve nje program intensiv per mesimin e gjuhes dhe kultures kineze. Korrespondentja e Zerit te Amerikes Suzane Presto na sjell hollesi nga vizita shteterore e Presidentit te Kines ne Amerike.
Nxenesit e nje shkolle fillore pershendeten Presidentin kinez Hu Gjintao ne shkollen e mesme para universitare Uollter Pejton me nje vallezim tradicional kinez.
Ky ishte aktiviteti i fundit para se zoti Hu te largohej me avion per ne Kine dje pasdite dhe ndoshta ky kercim ishte ne nje fare menyre simboli i lamtumires pas vizites se tij kater ditore ne Shtetet e Bashkuara.
Xhejms Men studjues i ceshtjeve kineze ne Shkollen e Studimeve te Avancuara Nderkombetare te Universitetit Xhons Hopkins ketu ne Uashington thote
Takimi i nivelit te larte ishte i rendesishem per ate ceremoni. Nuk jam i sigurt se cfare rezultatesh solli ai.
Vizita e zotit Hu ishte mjaft ceremoniale me nje takim me Presidentin Barak Obama me nje banket shteteror ne Shtepine e Bardhe me takime me udheheqes te Kongresit dhe fjalime te presidentit kinez para ekzekutiveve te biznesit ne ikago dhe Uashington. Flamuri kinez u ngrit krahas atij amerikan per gjate rruges qe te con ne ndertesen e Kongresit dhe zyrtaret njoftuan se arinjte Panda do te qendrojne me qera ne Kopshtin Zoologjik te Uashingtonit edhe per pese vjet.
Por gjate kesaj vizite u nenshkruan marreveshje te rendesishme me vlere totale 45 miliarde dollare per me shume eksporte. Mbrojtesit e te drejtave te njeriut vleresuan administraten obama qe e trajtoi ceshtjen drejtperdrejt me udheheqesin kinez.
Gjate nje konference shtypi ne Uashington te merkuren me Presidentin Obama zoti Hu tha se Kina ka bere perparim shume te madh ne fushen e te drejtave te njeriut por pranoi se mbetet ende shume per tu bere.
Zoti Men autor i librit The China Fantasy How Our Leaders Explain Away Chinese Repression Fantazia kineze Si e shpjegojne udheheqesit tane shtypjen ne Kine thote se keto komente kane ngjallur shpresa jo realiste.
Nuk me duket se politika e Kines ka ndryshuar shume ne kete drejtim apo qe gjuha te kete ndryshuar ndjeshem.
Zoti Men nuk mendon se trajtimi i zotit Hu gjate vizites se tij ne Shtetet e Bashkuara do ti forcoje pozitat e tij ne Kine por ai paralajmeron kunder euforise se reputaconi i tij varet nga pritja e tij ne Shtetet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara jane shume te rendesishme per Kinen me te rendesishme se cdo vend tjeter megjithate nuk percaktojne ceshtjet politike per te cilat vendoset ne fakt ne Kine dhe ne partine komuniste te Kines.
Ne pergjithesi te dy palet amerikane dhe kineze theksuan rendesine e forcimit te marredhenieve dypaleshe ndersa vune ne dukje deshiren per me shume besim dhe bashkepinim mes dy vendeve. Nje zedhenes i ministrise se Jashtme te Kines u tha gazetareve ne Pekin dje se vizita e Presidentit Hu ne Uashington ishte e frutshme dhe padyshim do te forcoje lidhjet mes te dy vendeve.
Nderkohe qe ndodhej ne ikago dhe kur kamerat fokusoheshin tek ai dhe nxenesit me qendrim gatitu zoti Hu tha se shpresonte qe te dy vendet te vazhdojne te ekzistojne ne harmoni.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina kane dy sisteme te ndryshme por popujt e te dy vendeve kane te njejten deshire per begati dhe paqe.