Tunizi kryeministri Ganushi distancohet nga Ben Ali

Përballë protestave që nuk ndalen në Tunizi kryeministri i vendit, Mohamed Ganushi, ka deklaruar distancimin nga regjimi i Ben Ali ku ka shërbyer si kryeministër. Ganushi thotë se objektivi i tij i vetëm është vendosja e vendit në drejtimin e duhur. Pas mbajtjes së zgjedhjeve do të tërhiqem nga politika, ka premtuar kryeministri në një intervistë për televizionin tunizian, ku gjithashtu premtoi se “të gjitha ligjet jodemokratike” do të braktisen gjatë tranzicionit drejt demokracisë.
Ai u zotua se do të organizojë zgjedhje transparente dhe demokratike brenda gjashtë muajsh, por pa saktësuar datën e tyre. Kryeministri, i cili ishte aleat i presidentit të përmbysur, tha se “kishte qenë i frikësuar si të gjithë tunizianët” gjatë sundimit 23-vjeçar të Ben Alisë. E ndërkohë me prostestat e tunizianeve që kërkojnë të kthejnë faqen e regjimit të vjetër janë bashkuar jo vetëm ushtarët por dhe policët. “Kemi frikë vetëm nga zoti por i kërkojmë të falur popullit të Tunizisë. U kërkojmë të falur sepse i duam, jemi dhe ne tunizianë”, thonë policët të cilët kanë protestuar sot para zyrës së kryeministrit për të kundërshtuar kushtet e vështira të punës dhe imazhin e gabuar me të cilin janë përshkruar nga media në vend dhe ajo ndërkombëtare.
Delina Bitraku