E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austri, tortë nazistësh në pastiçeri

Austri, 7 Prill NOA – Tepër kurioze dhe madje dhe pak skandaloze, shpikjet në ëmbëlsira të pastiçierëve austriakë të Maria Enzersdorf, një lokalitet që është vetëm 15 kilometër larg nga Viena, në Austrinë e ulët, ku e veçanta ishin tortat me dizajn të veçantë nazistësh.

Faktikisht ata ishin, pasi për momentin janë ndaluar nga policia austriake.

Në lidhje me këtë ngjarje veproi dhe komiteti i të mbijetuarve të ish kampit të përqendrimit të Mauthausen, që e denoncoi këtë fakt si një mbështetje të krimeve.

Ky asortiment nostalgjik ishte tepër i pasur: ishte një tortë me përshëndetjen naziste, një me moton e SS “Meine Ehre heisst Treue” (nderi im quhet besnikëri), edhe një tjetër me një bebe dhe shenjën e zvastika.

Pronari i pastiçerisë Manfred Klaschka, me moshë 46-vjeçare, ka një katalog të tërë të tortave, naziste dhe jo, me kosto prej 90 euro secila.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeNë Shqipëri duhej të ishim, “Tirana parlament më modern se Vjena”Çiljeta dhe Elvana i ranë pikësParis Hilton dhe torta e ditëlindjes që iu “vodh”Muzeu i gjërave të pakuptimta Lidhje: austri, naziste, pasticeri, torte

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›