E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet një mesazh në shishe i 25 viteve më parë

Gjermani, 7 Prill NOA – Frank Uesbeck asnjëherë nuk do të kishte menduar se ai mesazh i hedhur në det gjatë një shëtitje me varkë me babain e tij, do të kalonte ujërat për të mbërritur 25 vite më vonë në duart e një djali 13 vjeçar.

Daniil Korotkikh, një djalë rus 13-vjeçar, ka gjetur këtë shishe ku në brendësi të saj ishte mesazhi i Frank, teksa po kalonte me prindërit e tij në plazh.

Babai i Daniil, që ka studiuar gjermanishten i vogël, kishte përkthyer mesazhin: “Emri im është Frank dhe jam 5-vjeç.

Un dhe im atë jemi duke udhëtuar me një varkë për në Danimarkë. Nëse e gjen këtë letër atëherë mu përgjigj dhe un do të kthej përgjigje”.

Letra ishte e datuar më 1987 dhe përmbante dhe një adresë. Pas 25 viteve Frank, që sot është 29 vjeç, ka marrë përgjigjen pasi prindërit e tij jetonin ende në atë adresë.

“Në fillim nuk mund ta besoja”, – deklaroi Uesbeck që ka takuar vogëlushin Daniil nëpërmjet një video-chati në fillim të muajit mars.

Djali ka treguar shishen në të cilën gjeti mesazhin, duke shtuar se sa e pabesueshme ka qenë rezistenca ndaj ujit gjatë gjithë këtyre viteve.

Kështu ka qenë më e besueshme mundësia që për pjesën më të madhe të kohës ajo ka qëndruar në rërë. në Curonian Spit, një plazh rreth 100 kilometër mes Lituanisë dhe Rusisë.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeMeta: Vepra që la pas, e bën Baba Reshat Bardhin të pavdekshëmPolicia Bashkiake letër Policisë: Jo simboleve partiake pa autorizim!Topi: 20 vjet pas 2 Prillit ‘91, duhet bashkim për ta konsoliduar demokracinëPatozi letër Ruçit: Tryezë në 29 mars për procesin zgjedhor të 8 majit Gedafi letër Sarkozisë dhe Cameron: Do të pendoheni Lidhje: 25, letër, mesazh, shishe, vite

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›