E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një të shtunë n’Chernobil

Filmi “Një të Shtunë”, që flet për katastrofën bërthamore në Chernobil, ka pasuri premierën e tij botërore në Berlinale. Asokohe Fukushima s’kishte ndodhur ende, andaj edhe interesimi ishte i dobët. Por, pas katastrofës në Japoni, ndryshoi gjithçka. Nga Express më 06 prill 2011 në ora 15:35

Kooproduksioni ruso-gjermano-ukarainas synon të rekonstruojë 24 orët e para pas fatkeqësisë që ndodhi në reaktorin bërthamor në Chernobil. Në qendër të vëmendjes së filmit është rrëfimi privat dhe intim i një zyrtari sovjetik. Skenari, pra, nuk është fare tipik për filma që trajtojnë katastrofat.

“Është shtunë, dielli rrezaton dhe bari është i gjelbër. Ende është i gjelbër... Është e shtunë e virgjër, e njerëzit i janë lëshuar pamëshirshëm fatit të tyre”, me këto fjalë e përshkruan atmosferën e filmit të tij regjisori, Aleksander Mindadze. Ai e shfrytëzon katastrofën bërthamore në Chernobil si një kulisë për rrëfimin e tij.
Personazhi kryesor i rrëfimit është Valerij Kabis, një anëtar i ri dhe luajal i partisë. Ai e kupton për fatkeqësinë e ndodhur në reaktor dhe për tentimet fillestare të politikanëve dhe teknikëve përgjegjës që ta fshehin ndodhjen e saj. Vendos që të ikë bashkë me të dashurën e tij, por nuk e arrin trenin, kështu që detyrohet të mbeten brenda territorit të kontaminuar.

Katastrofa humanitare si alegori

Mindadze shfaq një përditshmëri etjet të zakonshme të çiftit të ri. Ai shkon në dasmën e tyre, ku njerëzit, duke mos fare për fatkeqësinë që i kërcënon, kremtojnë të papërmbajtur. Pihet, valëzohet, bisedohet... Në mesin e mysafirëve ndërkohë shpërthen një grindje, e pastaj vjen edhe pajtimi – pra, një përditshmëri kjo krejt tipike e njerëzve në Chernobil. Regjisori nuk dëshiron të tregojë për pasojat konkrete të rrezatimit, e as që e tematizon së tepërmi problemin e energjisë bërthamore.
“Një të Shtunë” është një rrëfim për shoqërinë sovjetike të viteve të 80’a të shekullit të kaluar, i cili vetëm 24 orë pas fatkeqësisë është futur brenda panoramës së gjerë të asaj shoqërie. Përderisa njerëzit kremtojnë, vendi ndodhet buzë greminës. Katastrofa bërthamore shndërrohet kështu në një alegori të shpërthimit të brendshëm të shoqërisë sovjetike.

Mirë për filmin, tragjike për njerëzit

Disa vite para fatkeqësisë në Chernobil regjisori rus, Andrey Tarkovski, në vitin 1979, në filmin e tij ‘Stalker’, shfrytëzoi një central bërthamor si prapavijë për filmin e tij. Asokohe, filmi u interpretua si një paralajmërim artistik abstrakt.

Disa filma të tjerë, të Perëndimit, ishin shumë më konkret, e më i njohuri gjithsesi se është filmi hollivuadian ‘Sindroma Kineze’, me Jane Fonda dhe Michael Dagllas në rolet kryesore. Ky film, i xhiruar në të njëjtin vit sikurse edhe ‘Stalker’, nxiti debate serioze rreth energjisë bërthamore.

Rreziku nga radioaktiviteti në historinë e kinematografisë, para së gjithash, tematizohej në kontekstin e pasojave të hedhjes së bombave bërthamore dhe kërcënimit që vjen nga zhvillimi i armëve tjera bërthamore. Fatkeqësitë nëpër centrale bërthamore janë një fenomen që u bë aktual gjatë viteve të fundit, megjithëse kryesisht bëhej fjalë për projekte komerciale filmike ose për filma klasikë për katastrofa.

Prandaj filmi i Aleksander Mindadze, i cili u shfaq në konkurrencën garuese të Berlinale’s së sivjetme, sikur mbylli njëlloj vrime të produksionit filmik. Këtë e vërejti edhe distributori i tij gjerman. Ndryshe, lëshimi i tij nëpër kinema ishte planifikuar të bëhej nga 21 prilli, mirëpo, meqë pas katastrofës në Japoni ai, fatkeqësisht, u bë tejet aktual, filmi [që tani ka filluar të jepet nëpër kinematë evropiane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›