Austria E pasigurt pakoja e shpetimit per Greqine

Austria mund te ndaloje se paguari pjesen e saj per paketen e shpetimit te Greqise.
Ministri i financave Xhozef Proell tha se kesti i Austrise per muajin dhjetor prej 190 milione eurosh do te paguhet vetem nese Greqia tregon se ka grumbulluar sasi te mjaftueshme te parave qe eshte zotuar se do ti mbledhe permes taksave.
Ai tha se ne keto momente ky cak nuk duket se eshte arritur.
Agjencia Austria Press e ka cituar Proellin te kete thene se ai do te komentoje ne menyre kritike ne lidhje me kete ceshtje ne takimin e ministrave te financave te BE-se ne Bruksel.
Nese Austria ndalon pagesen e vendet tjera e pasojne pakoja e shpetimit per Greqine mund te deshtoje.
Athina po i merr 150 miliarde dollare nga kredite e shpetimit prej FMN-se dhe vendet tjera te eurozones.