E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rompuy Nese deshton euro deshton edhe BE-ja

Kreu i Bashkimit Evropian tha se blloku 27 anetaresh eshte duke luftuar per mbijetese ndersa po mundohet qe te tejkaloje krizen e borxheve qe i ka kapluar qeverite e eurozones.

Duke folur para nje takimi te ministarve te financave te BE-se Herman Van Rompuy tha se nese deshton euro do deshtoje edhe Bashkimi Evropian.

Ministrat e financave te vendeve te eurozones diskutojne sot krizen e borxhit irlandez dhe rruget per ta bllokuar ate qe te perhapet ne vendet e tjera te BE-se.

Gjashte muaj me pare BE-ja dhe Fondi Monetar Nderkombetar u desh qe te shpetojne Greqine nga kriza duke i dhene nje pako shpetimi prej 110 miliarde eurosh.

Irlanda ka hedhur poshte zerat se ka nevoje per nje plan shpetimi nga vendet evropiane duke thene se ndihma i duhet vetem per bankat e saj- shume nga te cilat jane futur ne borxhe per shkak te krizes globale financiare dhe te porblemve te tregut te pronave.

Analistet mendojne se kundershtimi irlandez lidhet me zgjedhjet e pergjithshme te 25 nentorit ku shumica aktuale do te perpiqet te ruaje qeverisjen.

Qeveria irlandeze ka njoftuar se ka fonde te mjaftueshme per te paguar te gjitha detyrimet deri ne mesin e vitit 2011.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›