E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2011 opozita kundershton rritjen e taksave nga qeveria



Ervin KOCI

Projektbuxheti i vitit 2011 ka rikthyer serish dje debatet ne komisionet parlamentare mes maxhorances dhe opozites. Palet kane debatuar ashper ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise per projektbuxhetin 2011 sidomos per pjesen ku flitej per nje rritje te taksave te ndryshme. Socialistet kane akuzuar Ministrine e Financave per manipulim te shifrave. Sipas tyre ne projektbuxhet nuk jane perllogaritur te ardhurat qe do te grumbullohen nga rritja e akcizes se cigareve me qellim qe qeveria ti perdore ato per qellime elektorale. Ne relacionin tuaj thoni se per shkak te rritjes se nivelit te akcizes per cigaren do te kemi nje efekt prej 2.8 miliarde leke ne buxhet. Nderkohe me nje llogari te thjeshte del se 1.2 miliarde nuk perfshihen ne buxhet. Sepse 4 mije ton cigare duhet te sjellin 4 miliarde leke ne buxhetin e shtetit. Pyetja ime eshte mos valle doni te krijoni rezerva per te rritur buxhetin gjate fushates elektorale - u shpreh deputeti socialist Arben Ahmetaj. Deputetet e opozites kane akuzuar qeverine se ka ngritur taksat per qytetaret cka ka renduar buxhetet familjare dhe ka perkeqesuar jetesen. Projektbuxheti 2011 do te diskutohet edhe gjate diteve te ardhshme dhe me date 25 nentor do te kaloje per miratim ne parim ne seancen plenare.

Borxhet
Barra e borxheve po e rendon gjithnje e me shume buxhetin e shtetit. Jo rastesisht ulja e detyrimeve qe shteti u ka te tjereve konsiderohet nga FMN-ja si sfida me e madhe per te. Por nese u referohemi shifrave objektivi per ta cuar stokun e borxhit nga 59.5 ne 54 per qind te GDP-se ne 3 vjet duken si shume i veshtire. Per borxhin total prej 710 miliarde lekesh qeverise i eshte dashur te paguaje deri ne fund te muajit tetor 34 miliard leke. Por deri ne fund te vitit parashikohet qe shpenzimet per borxhin te shkojne 43.5 miliard leke ose 9 miliard leke me shume se ne vitin 2009. Kjo shifer qe shkon per te paguar interesa eshte sa 14 per qind e te gjithe shpenzimeve qe ben buxheti. Situata parashikohet te rendohet edhe me tej ne vitin qe vjen. Stoku i borxhit eshte objektivi i politikes fiskale dhe ky objektiv per vitin 2010 eshte 59 per qind e produktit te brendshem bruto. Ne terma absolute pra ne leke eshte 787.7 miliarde leke- thote Endrit Lami Drejtor i Drejtorise se Makroekonomise ne Ministrine Financave.

Diskutimet
Ne relacionin e buxhetit thuhet se niveli i shpenzimeve per interesa parashikohet te rritet nga 3.5 per qind te GDP-se ne vitin 2010 ne 3.6 per qind te GDP-se ne vitin 2011. E shprehur ne shifra parashikohet qe totali i borxhit nga rreth 725 miliarde ne fund te vitit 2010 nje vit me vone te behet 785 miliarde. Per kete borxh do te paguhen rreth 48 miliard leke interesa. Fundi nuk eshte perseri ketu. Kjo per faktin se borxhi si gjithnje rrezikohet nga kurset e kembimit ndersa shifrat mund te perkeqesohen nese rritja ekonomike nuk do te jete ajo e parashikuara. Ne seancen e djeshme Komisioni Parlamentar i Ekonomise u perfshi pikerisht per kete ceshtje prej debateve. Opozita nderkohe ka vazhduar akuzat kundrejt mazhorances. Debate ne komision shkaktoi edhe ceshtja e TVSH-se pasi sipas opozites shifrat e deklaruara nga qeveria jane te ndryshme nga relacioni.

BOX//////////////////////////////////
Rritja e pagave ne vitin 2011 me pak

Buxhetoret do te kene vitin e ardhshem nje shtese me te vogel page se sa ajo qe moren ne maj te ketij viti. Perkunder deklaratave te qeverise se do te vazhdoje politiken e saj te rritjes se pagave fondi qe ajo ka parashikuar per kete qellim ne buxhetin e vitit te ardhshem eshte 38 per qind me i ulet se ai i ketij viti. Sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Financave fondi per rritjen e pagave per vitit 2011 eshte 1.495 miliarde leke nga 2.36 miliarde qe ishte ne vitin 2010. Kjo do te thote se mesatarisht buxhetoret do te marrin ne vitin 2011 nje shtese page 38 per qind me te ulet se sa ajo qe moren ne maj te ketij viti. Kjo per te njejtin numer punonjesish pasi qeveria ka vendosur qe ndryshe nga heret e tjera ta mbaje te pandryshuar numrin e te punesuarve ne administrate. Sipas te dhenave zyrtare vitin e ardhshem qeveria do te shpenzoje per paga se bashku me shtesen e parashikuar nje fond prej rreth 600 milione dollare ose 4.5 per qind e produkti kombetar nga 4.8 qe ishte shifra kete vit. MF-ja pranon ne relacionin e projektbuxhetit se rritja e pagave kete vit do te jete me e ulet duke e cilesuar ate si nje politike te kujdesshme. Sipas MF-se kjo politike do te bazohet ne rritje selektive te pagave per disa sektore prioritare si arsimi dhe shendetesia ndersa per punonjesit ne sektoret e tjere te administrates rritja e pagave do te jete thjesht indeksim aq sa per te mbuluar rritjen zyrtare te cmimeve.

Shkurt/////////////////////////////
Trafiku nderkombetar perplasje mes kompanive celulare dhe AKEP-it

Operatoret celulare dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike jane perplasur serish per trafikun nderkombetar te telefonise. Ne muajin korrik AKEP-i kishte vendosur heqjen e rregullimit shume te kontestuar nga operatoret celulare pikerisht kur ky vendim duhej te hynte ne fuqi. Por AKEP-i beri nje hap prapa dhe e rivendosi nen rregullim tarifat e interkoneksionit te operatoreve shqiptare per thirrjet nderkombetare hyrese. Drejtuesit e kompanive celulare e kane sulmuar ashper AKEP-in duke e akuzuar se po demton kompanite celulare shqiptare dhe po rregullon nje marredhenie qe shtrihet pjeserisht jashte juridiksionit te vet. Drejtuesit e AKEP-it kane preferuar te mos shprehen rreth arsyeve te ketij vendimi por burime nga Autoriteti thane se u detyruan te nderhynin per shkak te mosmarreveshjeve mes operatoreve celulare dhe operatoreve te vegjel alternative. Biznesi kryesor per operatoret alternative ne Shqiperi eshte tranzitimi i trafikut nderkombetar hyres dhe per kete ju nevojitet nje marreveshje interkoneksioni me operatoret me fuqi te ndjeshme ne treg. Ne kete pike operatoret alternative nuk kane arritur marreveshje me kompanite e medha dhe per kete arsye jane ankuar ne AKEP qe e ka vendosur serish ne rregullim tarifat duke anuluar vendimin qe kishte marre vetem 3 muaj me pare.

Monitorimi i koncesioneve projekti do te kushtoje 25 milione leke

Mbi 25 milione leke do te kushtoje monitorimi i veprave qe jane dhene me koncesion. Ka mbaruar faza e pare ajo e ndertimit te tyre dhe viti 2011 eshte ai i monitorimit. Ne Komisionin e Veprimtarise Prodhuese u diskutua projekt-buxheti per vitin 2011 pikerisht ne fushen e bujqesise dhe veprimtarive ekonomike qe lidhen me kete sektor. Gjate ketij viti bujqesia zuri 0.5 per qind te GDP-se dhe per vitin e ardhshem kjo shifer pritet te shkoj ne 0.6 ose 0.7 per qind. Ministria e Ekonomise ka nje sere projektesh qe do te vazhdojne me fonde te buxhetit te vitit 2011 si ringritja e Albinvestit qe do te quhet AIDA Instituti i Fizikes Berthamore do te kaloje ne varesi te kesaj ministrie disa laboratore te doganave dhe numri i inspektorateve do te vazhdoje te ulet duke u shkrire derisa nga 35 qe ekzistojne te shkojne ne 11 inspektorate.

16 Nentor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›