Miratohet ndertimi i Unazes se Madhe
Segmenti Komuna e Parisit-Rruga e re Tirane Elbasan dhe segmenti Babrru-Bregu i Lumit-Kthesa Kamez moren ok nga KRRTRSH-ja. Ne fakt segmenti Komuna e Parisit-Sauk ku fillon rruga e re Tirane-Elbasan ishin pjese e unazes qe duhet te ndertohej nga Bashkia e Tiranes por dje KRRTRSH-ja vendosi qe te ndertohet nga qeveria. Berisha tha se kreu i bashkise Rama kishte refuzuar ndertimin e segmentit nga Ura Teknologjike deri ne Sauk dhe per kete arsye qeveria mesa duket zgjodhi ndertimin vete te gjysmes se segmentit pjeses me te lehte nga Kopshti Botanik deri
te rethrrotullimi i Saukut. Te dyja keto akse parashikohen qe ti kushtojne buxhetit te shtetit 170 milione dollare.
Babrru-Bregu i Lumit-Kthesa e Kamzes
Ky segment ka nje gjatesi 6.5 kilometer gjeresi 110 metra me 8 korsi. Aktualisht ne piken e tij fillestare objekti do te lidhet me Rrugen e Arbrit i cili do te beje te mundur qe trafiku te mos hyje ne qender te Tiranes. Segmenti fillon ne rreze te malit te Dajtit aty ku do perfundoje rruga e Arbrit. Ne pjesen veriore rruga do te kete nje dalje per ne Rinas qe do te krijoje nje porte te re trafiku per ne rrugen e Veriut. Rruga do te kete 4 korsi per secilen ane dhe ne secilen prej tyre do te jene me vete korsite e mjeteve publike te autobuseve dhe te emergjences. Lumi i Tiranes pritet te ndaje korsite duke krijuar keshtu edhe mundesine e sistemit te ketij lumi. E gjithe rruga do te kete kater breza gjelberimi ndersa ne pjesen e trotuarit eshte parashikuar edhe korsia e levizjes se bicikletave e cila do te jete e shtrire ne dy anet e rruges. Pervec traseve te rrugeve jane parashikuar edhe nje sere urash si ajo qe lidh dy anet e unazes me Rrugen e Arbrit. Ne total do te kete 6 ura te reja perfshi edhe ate te Babrruse. Segmenti parashikohet te kushtoje 14.5 miliarde leke ose rreth 140 milione dollare dhe sipas te dhenave pritet qe ne te te kete hapesire edhe per ndertimin e tramvajit. Ne cmim nuk jane perfshire shpronesimet por vetem ndertimi i rruges.
Rruga Komuna e Parisit- Rruga e re Tirane Elbasan
Ky segment prek direkt jeten e banoreve te Tiranes pasi kalon ne zonen e re te banimit te Komuna e Parisit. Ne fakt ky segment fillon ne hyrjen e Kopshtit Botanik te Tiranes kalon mes liqenit dhe deres se Kopshtit Zoologjik dhe me pas anes liqenit deri ne rrethrrotullimin e Saukut ku pritet te nise rruga e re per ne Elbasan. Ne fakt ky segment eshte projektuar nga Bashkia e Tiranes deri tek Shkolla Teknologjike por dje Berisha tha se qeveria mori persiper te marre kredine dhe tia jape Bashkise se Tiranes. Por Bashkia e Tiranes nuk binte kurre dakord qe ky te ishte nje investim i perbashket me qeverine. Ne kete segment do ta tenderojme deri ne kufirin midis bashkise se Tiranes dhe Komunes se Farkes i cili eshte diku nga Kopshti Botanik.
Kjo pjese e unazes parashikohet me tre korsi nga cdo ane. Ne pjesen afer kompleksit Dinamo parashikohet te ndertohen nje mbikalim dhe dy rrethrrotullime kjo per te devijuar trafikun ne rruget anesore te zonave te banuara. Nje tjeter rrethrrotullim i madh parashikohet te behet ne zonen e diges se liqenit prane deres se Kopshtit Zoologjik. Ndersa rrethrotullimi i trete eshte ne hyrjen e Saukut ku do te behet lidhja me rrugen e re Tirane Elbasan.
Keshilltaret
Segmenti Komuna e Parisit-Rruga e re Tirane-Elbasan
Gjatesia e rruges 3.1 km
Korsi 6 korsi 3x3
Rrethrrotullime 3
Mbikalime 1
Kosto 25 milione dollare
Segmenti Babrru-Bregu i Lumit-Kthesa Kamez
Gjatesia 6.5 km
Korsi 8 4x4
Gjeresia 110 metra
Ndertim urash 5
Kosto 145 milione dollare
Nertila Maho