E Diel, 1 Nëntor 2026

Austria mbështet Kosovën për liberalizimin e vizave

Në këtë takim ministri Pajaziti dhe ministrja Fekter diskutuan edhe për bashkëpunimin dhe kontaktin e drejtpërdrejtë në mes të dy policive, sidomos në fushat si: krimi i organizuar, trafikimi me droga, trafikimi me qenie njerëzore, migrimi ilegal dhe për menaxhimin e integruar të kufirit.

Pajaziti ka falënderuar ministren Fekter për bashkëpunim dhe mbështetjen e madhe që i ka dhënë shteti i Austrisë, Republikës së Kosovës, posaçërisht ndihmën e madhe që Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës ka pranuar në fushën e trajnimeve të deritanishme për çështjet e sigurisë, duke siguruar se MPB-ja është e përkushtuar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu gjatë këtij takimi, Pajaziti dhe Fekter, diskutuan edhe për bashkëpunimin në fushën e migrimit, duke u bazuar në parimet e BE, partneritetit në migracion, me fokus për pune sezonale, programe edukative etj.

Dy ministrat janë pajtuar që të ketë edhe trajnime për njësitë specifike: kundër krimit të organizuar, kundër terrorizmit, kundër trafikimit të drogave; ndërtimi i kapaciteteve për Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri, mbështetjen në menaxhimin e emergjencave si dhe të ketë bashkëpunim mes Qendrave Edukative të Policive të dy shteteve.

Në këtë takim u nënshkrua Marrëveshja ndërshtetërore në mes dy Ministrive të Brendshme në fushën e bashkëpunimit Policor.

Start/Telegrafi

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›