E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në nje aksident ne Janine babai dhe foshnja 1 vjeç

Viktimat kanë gjetur vdekjen në një aksident automobilistik në tokën greke, teksa po udhëtonin për pushime në vendlindjen e tyre në Sarandë, ndërsa e shoqja e viktimës dhe kunata e tij janë plagosur rëndë 

GREQI- Dy persona të së njëjtës familje (atë e bijë) kanë gjetur vdekjen në një aksident automobilistik në tokën greke, teksa po udhëtonin për pushime në vendlindjen e tyre në Sarandë, ndërsa e shoqja e viktimës dhe kunata e tij janë plagosur rëndë e ndodhen në spitalin e Selanikut. Burime policore nga qyteti grek i Janinës bëjnë të ditur në orën 10:00 të ditës së mërkurë, në vendin e quajtur Filipiadhë, në aksin e rrugës Janinë -Kakavijë, një automjet-veturë që drejtohej nga Aleksandër Marko, lindur në Sarandë dhe banues në Greqi, ka devijuar nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor. Për pasojë kanë gjetur vdekjen në vend drejtuesi i automjetit Aleksandër Mako dhe vajza e tij njëvjeçare. Dy pasagjerët e tjerë në këtë automjet, pjesëtarë të së njëjtës familje, përkatësisht bashkëshortja e viktimës dhe kunata e tij (nusja e vëllait), kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Janinës. Nga burimet paraprake të policisë greke mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i makinës. Mësohet se familja Mako nga fshati Livadhja e Sarandës, kanë vite që janë emigrantë në Greqi. Ata ishin nisur në orët e para të ditës së djeshme për të ardhur në vendlindje, ku do të kalonin pushimet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›