Rassmusen viziton sot Prishtinën
Sipas axhendës së vizitës, Rasmussen do të takohet me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral-Lejtnant Giuseppe E. Gay dhe do të vizitojë trupat e KFOR-it.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu do të zhvillojë takime me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota.
Në fund, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të takohet edhe me përfaqësuesit kyç të komunitetit ndërkombëtar dhe me udhëheqësit lokalë politikë. Ai gjithashtu do ta vizitojë selinë kryesore të Task Forcës Shumëkombëshe në Novosellë.
Vizita në Kosovë përbën vizitën e dytë të Rasmussen në një vend ku NATO është e angazhuar në një mision paqeruajtës, pas udhëtimit të javës së kaluar në Afganistan.
Vizita e tij e parë në Prishtinë vjen vetëm dy javë pas marrjes së detyrës së shefit të ri të NATO-s duke zëvendësuar holandezin Jaap de Hoop Scheffer.
Gjatë konferencës së parë për shtyp dy javë më parë në Bruksel, Rasmussen bëri publike planet e tij për ridimensionimin e pranisë së Aleancës atlantike në Kosovë.
"Brenda mandatit tim, synoj që KFOR të reduktohet në një forcë të vogël ose të tërhiqet plotësisht", deklaroi ai gjatë konferencës.
Misioni i KFOR-it në Kosovë numëron rreth 15 mijë ushtarë. Më 10 qershor ministrat e Mbrojtjes së NATO-s ranë dakort për reduktimin gradual të trupave të KFOR-it duke nisur nga fundi i këtij viti. Reduktimi i parë do të arrijë deri në 10 mijë trupa dhe gjatë dy viteve të ardhshëm do të arrijë deri në 2300 trupa.